sliderImg

Rregulla të përgjithshme

RREGULLA PËR BLERJE TË SKIPASS-IT NË PERIUDHËN PROMOCIONALE

Resort Mavrovo shpall 3 lloje të skipass-ave në këtë periudhë promocionale:

Periudha e parë promocionale vlen nga 18.10.2023 deri 07.11.2023 kurse skipass-at janë sipas çmimeve në vijim:

• Skipass sezonal për fëmijë nga 6 deri 13 vjeç me çmim prej 9.000 denarë
• Skipass sezonal për të rinjë nga 14-23 vjeç me çmim prej 11.000 denarë
• Skipass sezonal për të rritur nga 24-70 vjeç me çmim prej 14.500 denarë

Periudha e dytë promocionale vlen nga 14.11.2023 deri 12.12.2023 kurse skipass-at janë sipas çmimeve në vijim:
• Skipass sezonal për fëmijë nga 6 deri 13 vjeç me çmim prej 11.500 denarë
• Skipass sezonal për të rinjë nga 14-23 vjeç me çmim prej 13.500 denarë
• Skipass sezonal për të rritur nga 24-70 vjeç me çmim prej 17.500 denarë

*Skipass-ët sezonal janë valid që nga fillimi i sezonit deri në fund të sezonit të skijimit. Datat për fillim dhe mbarim i cakton Resort Mavrovo.

Gjatë blerjes së skipassit online, është me rëndësi që të shënohen informatat të sakta nga ai/ajo që po i shënon të njejtat. Në rast të aplikimit jo të plotësuar, ose në rast të plotësimit me informata të gabuara, Resort Mavrovo nuk obligohet të bëj kthim të mjeteve ose të ndryshojë skipass-in.

Skipass-i merret nga biletaria e Ski qendrës, pasi që të dorëzohet voucheri ku edhe do të realizohet fotografimi i personit emri i të cilit ndodhet në skipass-in. Voucheri vlen vetëm një herë, deri në marrjen e skipass-it. Skipass-i mund të merret vetëm nga personi, emri i të cilit shënon në voucherin. Gjatë marrjes së skipass-it, dokumentet e identifikimit janë të domosdoshme.

Me vetë marrjen e skipass-it, duhet paguar depozit prej 150 denarë. Pas përfundimit të sezonit të skijimit, e njejta kthehet në makinën e depoziteve e cila gjendet në biletarinë dhe me atë kthehet edhe depoziti.

Skipass-i i përket një personi të caktuar dhe nuk mund t’i transferohet një personi tjetër. Në rast të ndonjë keqpërdorimi, Resort Mavrovo ka të drejtë ta anulojë të njejtën, kurse personi që ka kryer keqpërdorimin do të paguajë shumën e plotë të skipass-it.

Në rast të humbjes së skipass-it, është e nevojshme që menjëherë ta informoni zyren e biletave të qendrës së Skijimit. Për humbjen e skipass-it paguhet 3.000 denarë për të marrë një skipass të ri.

Në rast të motit të keq, defekt ose paaftësi për ta përdorur skipass-in nga ana e personit emri i të cilit shënon në skipass, Resort Mavrovo nuk do të kthen mjetet të skipass-it.


Nëse Qendra e Skijimit siguron 20 ditë skijimi, Resort Mavrovo nuk do t'i kthejë paratë.

Këto rregulla i bjen Resort Mavrovo si dhe të njejtat mund ti ndryshojë në çdo kohë.

AL MK EN

Kodi juaj